Politikat e Privatësisë
MiA Finance ofron nivelin të lartë të konfidencialitetit dhe sigurisë së të dhënave personale të atyre që vizitojnë faqen tonë të internetit www.miafinance.al në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR) dhe Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të dhënave Personale” të ndryshuar.
Në bazë të nenit 6 pika 1 të Ligjit nr. 9887 dt. 10.03.2008 të dhënat personale përpunohen vetëm:
- Nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin
- Nëse përpunimi është thelbësor për përmbushjen e një kontrate, për të cilën subjekti i të dhënave është palë kontraktuese, apo për diskutime ose ndryshime të një projekti/kontrate me propozimin e subjektit të të dhënave
- Për të mbrojtur interesat jetikë të subjektit të të dhënave
- Për përmbushjen e një detyrimi ligjor të kontrolluesit
- Për kryerjen e një detyre ligjore me interes publik ose ushtrimin e një kompetence të kontrolluesit ose të një pale të tretë, së cilës i janë përhapur të dhënat
- Nëse është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave legjitime të kontrolluesit, marrësit apo personave të tjerë të interesuar
Por, në çdo rast, përpunimi i të dhënave personale nuk mund të jetë në kundërshtim të
hapur me të drejtën e subjektit të të dhënave për mbrojtjen e jetës personale dhe private.
Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, www.miafinance.al ju konfirmoni se keni lexuar dhe
pranuar kushtet e parashikuara në këtë Politikë.
Kontrolluesi i të dhënave është MiA Finance me NIPT K72002023A, Rr. “Abdyl Frashëri”,
Pallati 7, Apt nr. 2, Tiranë, Shqipëri I cili do te jetë përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja
personale.
Të dhënat që përpunohen
MiA Finance përpunon të dhëna kontakti (si p.sh: emër, adresë, datëlindje, vendlindje, shtetësi, etj.) ose informacion nga dokumente identifikimi apo pasaportë udhëtimi (si nënshkrimi dhe informacion i ID). Përveç kësaj mund të përfshihen edhe të dhëna për kredinë si (p.sh: tipi dhe shuma e financimit, detyrimet e pagesave, këstet e kredive, etj), ose të dhëna për parandalimin e pastrimit të parave, të dhëna për përputhshmërinë dhe të dhëna të tjera të ngjashme me kategoritë e përmendura më lart.
Arsyet mbi të cilat përpunohen të dhënat personale
Përpunimi I të dhënave bëhet në përputhje me dispozitat e “Rregullores së Përgjithshme Evropiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (GDPR) dhe Ligjin vendas nr.9887 dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” të ndryshuar, me qëllim:
- Përmbushjen e një detyrimi kontraktor (p.sh: një kredi).
- Përmbushjen e detyrimeve ligjore brenda kuadrit legjislativ për institucionet financiare jo banka, për Parandalimin e Pastrimit të Parave, për Taksat, për ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore.
- Mbrojtjen e një interesi të ligjshëm të MiA finance ose të palëve të treta, përveç kur këto interesa mbizotërojnë mbi interesat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të subjektit të të dhënave.
- Të personalizojmë dhe promovojmë për ju produktet/shërbimet apo çështjet për të cilat keni shfaqur ose mund të shfaqni interes (me qellim marketingun e shërbimeve tona).
- Zhvillimin e produkte në mënyrë që të përshtaten me interesat dhe situatën tuaj jetësore;
- Vlerësimin e të dhënave të mbledhura nga MiA finance, apo që na i keni dhënë ju.
- Përmiresimin dhe lehtësimin e shërbimeve tona.
Vlerësimi i të dhënave për këtë qëllim zgjat për aq kohë sa ju nuk e keni kundërshtuar këtë.
Të dhëna për produktet dhe shërbimet e MiA finance
Të dhëna për shërbimet e institucionit financiar, në dispozicionin tuaj, përfshijnë:
Mjetet e pagesave të përdorura prej jush;
- Tërheqjet dhe derdhjet në llogari, shlyerjet e kredive;
- Normën e interesit dhe komisionet e aplikuara në lidhje me këto shërbime;
- Të dhëna për pajisjet dhe qendrën e kontaktit (shërbimet e telefonisë përfshirë kompjuter
Mbrojtja e të dhënave te mbledhura
- Ambientet e serverave tonë janë me një siguri të lartë dhe lejojnë akses për një personel të kufizuar. Çdo e dhënë do të jetë e enkriptuar në momentin e ruajtjes.
- Ne do të sigurohemi se çdo person, përfshirë edhe stafin tonë, apo stafin ofrues të pritjes, që ka akses në të dhënat personale, t’i aksesojnë ato nën rregulla strikte konfidencialiteti.
Shpërndarja e të dhënat e ruajtur dhe afatet e ruajtjes
- Mia Financë sh.a mund të shpërndajë të dhënat tuaja tek palët e treta në rastet e shitjes, bashkimi paaftësisa paguese, falimenti ose rastet e riorganizimit. Mia Finance sh.a rezervon të drejtën të shpërndajë të dhënat tuaja tek pala që përfiton kontrollin. Në një situatë të tillë të gjitha të dhënat do të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
- Afatet e ruajtjes së të dhënave do të jenë në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi.
Të drejtat tuaja
Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, pa pagesë kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
Ndryshime në Politikën tonë të Privatësisë
Çdo ndryshim që mund t’i bëjmë politikës tonë të privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen tonë të internetit.
Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë
Duke klikuar butonin Dërgo, ju konfirmoni se kushtet dhe afatet e kësaj Politike të Privatësisë (lidhjen me politikën e privatësisë) janë lexuar, kuptuar dhe pranuar prej jush, duke dhënë pëlqimin tuaj të mirë informuar për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave / dokumenteve sipas Politikës së Privatësisë.
Na kontaktoni
Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në info@miafinance.al /Telefon: 0674444114